pikë shiu

Date 26 Nëntor 2008

.

.

.

.

.

.

.

.

.

Jam pikë shiu

E vogël si njeriu

Pa asnjë mbështetje

Bie në tërheqje

E bota zmadhohet

E ajri ngushtohet

Fatdorëzuar si qasja

Deri tek përplasja

Jam pikë shiu

E rastësishme si njeriu

Që fati pa sy

E zgjodhi për ty

Si unë je dhe ti

Pa mbështetje njeri

Fatdëshpëruar si qasja

Deri tek përplasja

E vogël si njeriu

Jam pikë,

pikë shiu.

 .

 .

 .

 .                    

  

pa numër

Date 24 Nëntor 2008

duc1.jpg 

  

Me hapa të ngatërruar, sidoqoftë

Ata ulen në këtë tryezë, duarlidhur

Të shtyrë si tespiet, me gishtin e kafes

Tre të marrë, tre të vrarë dhe tre të paditur

Këta gjuhëshqiturit kanë qënë poetë. Nuk janë më.

Ky syqituri ka qënë piktor. Abstrakt. (ëhëëë!)

Unë vetë jam skulptor. Kanë nevojë për mua.

Të tjerët janë të panjohur, me dëshmitarë të linçuar.

  

Përse i sollët këtu? Kjo tryezë është e nderuar.

Nuk duam kufoma! Kjo darkë është e helmuar!

Të flaken jashtë. S’revokoj privilegjet.

Na lini të hamë, mishin, jo ndërgjegjet.

  

Me tym i përzunë, si piratët nga dera

Shpirtflorinjtë, kokëkrisurit dhe thesarët me perla.

Në tryezë u derdh vera më e fortë

Njollosi statujat, pa zemër, pa kokë

Me muzikën e vjetër pastaj u mallëngjyen

Me hapa të ngatërruar, sidoqoftë, kërcyen.