VERA ( nga A.XH)
6 Gusht 2008
Kam një gotë verë ndër gishta si të të kisha ty për beli. Bela! Aty brenda shpirti yt sillet si një kujtim, duket-zhduket me ngjyra lloj-lloj mantelesh, që ma kanë marrë peng këtë natë dimri me verë.Është natë moderne qytetëse, krejt e rrejshme. Njerëzit fshihen pas rutinës. Një sy përgjon dëshirat e tyre, një sy përkund vetminë, si këtë gotë me verë të vakët. Ja kemi gjetur fillin në këto kohëra, na josh ky teatër. Dyzim dhe verë.
Ata atje janë Tre, trinitet i shenjtë dhe njerëzor, ulur në një tryezë druri të rrudhur. Kryqëzohen njënganjë, dymenjë, njëmedy, kryqëzohen të tre dhe…janë Një.
Unë i bekoj prajshëm me mirëkuptim. Vijnë të më rrëfehen e çfarë s’më thonë. Njëra zjarrmon për djalin, ai për të dyja jeton, ndërsa tjetra - kjo është ç’është - pi verë për të zbythur djallin që ka pranë. Ku kuptohet ky lloj robi jashtë kësaj trinie?
Se mos tjetri. Mes një zjarri dhe djalli! Ka një shikim si vegim që ia thërrmon e panjohura. Më vjen ti pëshpëris ndërvesh: “O robo është çështje vere kjo, një andërr nate vere, kështu të jetë!”. Po kujt i thua. Çohen dhe ikin…
Ikin me zjarre e me djaj drejt strehave pa përkatësi. Dhe sërish vetëm. Vetëm me një gotë vere të vakët.
Postuar në
RSS për postimet

Komentet e fundit