BASTI (A.XH)
29 Korrik 2008
Basti
Në këtë lokal duhet të porosisësh edhe triko leshi! Bën shumë ftohtë.
Ai e pa me bezdi. Ftohtë? Këtu ftohtë?
Kamarieri ja behu në tryezë. Ç’dëshironi zonjë?
Një triko me lesh dhie dhe një kafe.
Po ju zotëri? Shiko, gruaja s’është mirë, ajo s’është mirë qëkur…
Hë thuaja, thuaja… qëkur mi more të gjitha
Çohemi eja
Jo, dua të pij një kafe dhe kushedi ky garson më sjell një triko leshi.
Po mirë e pyesim. Garson a mbani triko leshi në këtë lokal?
Përtej një papioni u pa një fytyrë e squllët por që e dha përgjigjen rrufe.
Është një e tillë, por rrallëkur e kërkojnë zonjat.
Burri u ul në karrike i zhgënjyer dhe mallkoi pazë këtë garson të squllët që po e zgjaste këtë absurditet.
Gruaja erdhi në qejf dhe harroi të ftohtin. Tani garsoni përtej papionit ishte një figurë e dashur për të, sepse për herë të parë dikush po i realizonte një dëshirë marroke asaj. Vërtet do të më sjellësh një triko leshi garson?
Po zonjë po shkoj ta marr. Ndërkohë ju do të keni vendosur për porosinë.
Squllsi me papion u rrotullua 180 gradë dhe bëri për nga fundi i lokalit me hapa pabesueshmërisht të shpejtë.
Në këtë moment një bast mes burrit dhe gruas filloi të ndehej në ajrí. Burri ishte i sigurt që ajo triko s’vjen kurrë. Gruaja që priste e bindur trikon.
Sikur të më doje do të ma kishe gjetur një triko!
Çdo të thuash që garsoni të do?
Ku i dihet… në hapat e tij pashë ankthin e dashurisë. Ti s’ke vrapuar kurrë për mua.
Ti mendon se ajo triko do të vijë?
Se s’bën.
Ti kërkon qiqra në hell. Triko leshi. Një lesh ka për të ardhur. Ai squllsi po tallet tani me kolegët dhe këtë porosi marroke… unë them të çohemi prej këtej.
Ik ti po deshe.
Jo nuk të lë të tallin të tjerët. Ai shpërtheu. Atëherë eja lidhim një bast! Kush fiton do të jetë padron.
Padron i kujt?
I tjetrit i kujt tjetër.
Burri ja kishte fituar të gjitha bastet gruas dhe deri tani ishte padron i një shtëpie qyteti, i një shtëpie fshati, i një veture, i një fabrike dhe i njëpasnjë gjërave të tjera. Bast për jetë Po bast për jetë ti nuk ke ç’luan tjetër. Gruaja pa një mundësi për t’ja rimarrë të gjitha atij.
Pranoj.
Na duhet një garant.
Skemi nevojë, vetë fati është garanti ynë.
Mezipriste ta fitonte edhe këtë bast dhe të binte rehat.
Gruaja çukiste me thonj syprinën dhe ai ndezi një cigare më shumë për të bërë tym. Sapo pamja u kthjellua ai pa një njeri me triko leshi që ecte si i varur në gozhdë kah tryeza e tyre. Jo paskësh qenë krahu i squllsit në të cilin ndehej një triko e kuqe leshi.
Tashmë burri ishte skllavi i gruas.
Postuar në
RSS për postimet

29 Korrik 2008 më 9:05 am
yeah, join da club
1 Gusht 2008 më 10:22 pm
shume e ngaterruar kjo puna e regjistrimit. po ku ka nje will, ka dhe nje way.
mirsetegjeta!
po pershendes ketu me nje poezi qe s’ka ndonje lidhje, me perjashtim qe zhvillohet ne lokal dhe me kamerier…
cheers!
Solo pritëse në lokal
Lokal mikpritës me perde dremitëse.
Kamerieri i shpejtë
Ulet në gjunjë
Menunë etruske kur shpjegon,
Ndërlikim-ndërthurjet e spagetit,
Djegiet e fshehta të salcërave alegorike,
Me erëza të Lindjes,
Me ndezje safron,
Supën e ditës si citat kriptik
Nga shefi i madh despot i kuzhinës,
Formulën sekrete prej katër brezash,
Të veçantën e drekës, që është si gjithë të tjerat,
Të veçantën e shtëpisë, që si parrullë komuniste
Premton mbi billbordin
Ortografik te dera….
Kamerieri e ndjen moskuptimin tim
Jo-gastronomik,
Ku fajin s’e ka frëngjishtja e menusë,
Dhe as ndajfoljet e kulinarisë.
Ne rrallë patëm fat me lokalet
Dhe kamerierët,
Që i deshëm më tepër kur s’vinin.
Të tretë të pakëndshëm.
Ç’e prure kokën, garson?
Uri s’kemi për ç’sjell ti…. nuk duam pra, lasanja,
Një varr tekstil duam, ku të harrohemi
Natyrisht jo à la carte.
Sytë e kamerierit tradhëtojnë
Pyetjen “pse je vetëm?”
Me kontorno keqardhje
Falas,
“On the house”.
It takes two to tango…
Ai hedh sytë mbi supet e mi,
Duke kërkuar spaletat e humbësit,
Nishanet e ex-it,
Ndonjë shkëlqim bizhu
Nga perlat e ish-ëve që një grua
Mban në çantën e saj
Të kujtimeve,
Një çantë që duhet domosdo me vete,
Për çdo rast
Që nga koha e Ana Kareninës.
Kostumi i ex-it gjithmonë
I ngushtë.
S’u gjet rrobqepës për të,
S’u proftas Armani.
Po, kamerier,
Një ex është prodhim
I termodinamikës së dashurisë,
Që nga e nxehtë bëhet e ftohtë,
Natyrisht,
Me gradient afere,
Dhe çliron energji të lirë
Pa fre kujtimesh,
Pserash si xhungë,
Moskuptime menushë
Të çuditshme.
Se, kamerier, ka gjëra që shijohen vetëm të nxehta,
Si supa, si çaji, si kafja,
Dhe sot
S’qenkam në formë për menu të ftohtë,
Për deli,
Për sanduiçe të plagosur qyshkur,
Për sushi si sy që s’kuptuan kurrë.
Një ex s’ka oreks!
Është klient ritual.
Edhe bakshishi i tij sikur s’mbush,
A s’është kështu, kamerier?
Ti dukesh me përvojë….
Sidoqoftë,
S’po porosis tani,
Se pres dikë,
Sorry,
Pra pak më vonë,
Kur ti do vish pa keqardhje profesionale,
Thjesht i tretë i pakëndshëm. (Sorry!…)
…Kur perdet e mpira do fërgëllojnë,
Sikur sapo u përkthyen nga Noli
Dhe kulinaria e lavdishme
Me frengjishte të pakuptueshme
Do përjetojë disfatën
Në Waterloo-në “e së dashunës” tryezës sonë.
5 Shtator 2008 më 2:48 am
Miresetegjeta Alket!
Te lexoj me kenaqesi.
Floku
8 Shtator 2008 më 8:09 am
Mireserdhe Floku. Te shof qe gjallon hareshem neper blogje…
Te falenderoj
Alket