Pa fund. (Xheke)

Date 13 Gusht 2008

Kjo femër është një vepër e paplotë gjeniu. Sa për t’ju ndriçuar, po ju them se kryet ja kam vënë mbi baqth e ngjaj i lumtur si me zor pas një seksi të zgjatur për qejfin e saj. Kjo paplotësi e bën kaq të bukur (mbase them), mungesa zgjon interes tek njerëzit, të gjithë e duan sa e shohin. E si të mos e dua kur e duan të gjithë, pa e ditur që ajo çmendet pas meje. Ajo tymos kryeulur mbi një nënkresë të qëndisur basoreliev. Nuk e shoh, por e kam parë mjaftueshëm sa për t’ju pohuar se është çasti më i bukur mes nesh. Nga thellësitë e barkut befas i vjen një rënkim refuzues, unë lëviz pak dhe bie në rrëpirën mes shalëve të saj luksoze.“Nesër nisem!” - më thotë. “Po prit” - më vjen ti them - “nuk është as vendi as momenti dreqin”. Kohët e fundit është bërë arratiake, udhëton për punë pune, por kushedi me gjasë arratiset prej meje. Moment i zgjatur sikleti. Ngrihet dhe tërheq në sirtar një palë breçka çiklaminë që përhapin një aromë amorbidenti. Oda ngjyrëlimoni është shkrehur dhe në të mugët shoh breçkat që shkojnë avash aty ku duhet. Dhe ky sipar po mbyllet. Priten debate. Endet në odë me të njëjtën cigare dhe lutet që unë të luaj pjesën time. Jam zhvendosur në nënkresën e qëndisur dhe kam ngulur hundën thellë në kujtimin e flokëve të saj. Ti shijoj këto çaste para “ekzekutimit”.“Dëgjove, nesër nisem dhe kësaj here do të rri gjatë…” - e thotë me shpejtësi. Bie heshtje. Unë i mëshoj nënkresës; ajo siç duket është ulur e dërrmuar. Prej nga jashtë odës dëgjohet një frenim i lehtë veture, pastaj ca zëra të njohur kuturu dhe momenti mvishet me një ndjesi të ëmbël mëhalle. Ajo qan pazëshëm (si gjithmonë) dhe ndoshta është koha ti shkoj pranë. Shkoj cullak e qesharak. Në fytyrë jam damkosur me vulën e nënkresës që mbante kujtimin e flokëve të saj. Mendoni që nesër ajo do të jetë një kujtim. I avitem në finish të lotit dhe i them:“Unë këtu jam amor, ti veç kthehu…” - dhe i ngul gojën në buzën përposh, e lëshoj, e shoh në sy si të testoja tensionin në dy llampa elektrike dhe po po tensioni, pasioni, dashnia është aty tek sytë marramendës. Është koha për një dush të përbashkët dhe e marr hopa deri në banjë. Por diç më rëndon në stomak kësaj here dhe ajo e kupton. “Më lësho të lutem, ti je zverdhur. Më urren tani? Ka dy vjet që kur më sheh të zvedhur si meit mendon se e urrej. “E vërtetë është, urrej karrierën, industrinë, shpejtësinë, ikjet, avionët, urrej gjërat që na ndajnë që na ngucin, na tëhuajnë, na ftohin” - të gjitha këto ja them ndërsa e rikthej në minderin e së vërtetës. Dua ta shoh edhe njëherë të mbretërojë këtu para se karriera t’ja marrë kurorën. “Ne jemi aq të zgjuar sa ta kuptojmë këtë ndarje” - e ledhatoj dhe krisem përbrenda. Gjinjtë e saj majucë gëzojnë armëpushimin dhe ajo kërruset. Fjalët po ma tërheqin mendimin pa mëshirë. “Më parë të gënjeva, të gënjeva për të garantuar ikjen tënde. Unë nuk të pres më, nuk mund të të pres!”. Ajo është çuar dhe po rrëmon diku për pjesën e mbetur të peshkut të drekës. “A më dëgjon? Nuk të pres, nuk unë, …uk…cuk… “ - ca rrokje të çuditshme më zënë gojën nga përbrenda. Është ulur para një peshku gjysmëskeletik dhe rri më sytë lunatikë ballë meje. “Mbaroje peshkun” - i them. Sikur nga ky akt do të çlirohej kuptimi lidhjes sonë.

Elenë (an introduction)

Date 13 Gusht 2008

1.

They never heard of Troy

They named their girl Elenë

the day their house burned

the day they left in flames.
2.

Elenë spoke greek

In Albanian she sung

Wore pants under her skirt

From a short rope she hung.

They found her still swingin’

Around the old shed

Speaking and singing

‘though her tongue was dead.

From her came no secrets

No secrets she had

She was lost when livin’

She was found when dead.

a journey’s hall

Date 12 Gusht 2008

1.

 

Out of comfort

Houses squared on a chessboard

Almond faces behind a veil of dust

Midday.

 

Tribes arrange for the next big wedding

Money change hands.

Heatwave, radiowave, handwave.

Midday.

 

Blood thickens on the sidewalk

Awaiting,

for the night sweppers to invent a story

Who married who and then left

Out of comfort.

   

2.

 

Glasslike flowers shattered across the

                                    highway.

Cars chase cars and than fade

Into dark red rabbit eyes.

Words fill the night

Candle footprints glow

and fade.

 

Man, the sleepless ones,

the worried ones,

the tired ones,

Fade.

minutelong eternal stare

Date 11 Gusht 2008

1.

All in all was a good ride-

                                    You’d say.

We never really got anywhere

                                    but here

Steel was the word at the factory

More steel, more of it, steel, more steel

Steel doors, retinas, warplanes

They got what they wanted-

                                    I’d say.

You’d smile. Yeah, they did!

Drips of soft, tender light from the naked bulb.

  

2.

We sat silently on the same seat.

Gripping the rusty trigger,

Reeling clouds with our visions.

Plans, we never had so few

So decisive,

So willing.

We could bear to see it coming

Sweeping us away

So willing,

So complete.

Vanity lights

Date 7 Gusht 2008

1

Caught myself in the mirror.

Man can do so much with a little happiness

And yet so little with all their rage.

Can’t lie to myself,- I thought

And yet, lie I did.

With a smile condensed in a can

Microwavable, 20 seconds on High.

Caught myself in the mirror

Suddenly, happily, carelessly.

I could let 20 seconds go by…

  

2

Hold up your hair.

A routine of stillness

manmade despair

drawn over

what could otherwise be seen,

or maybe loved.

For love was felt the first hour

                        Of death

your day is to be.

VERA ( nga A.XH)

Date 6 Gusht 2008

Kam një gotë verë ndër gishta si të të kisha ty për beli. Bela! Aty brenda shpirti yt sillet si një kujtim, duket-zhduket me ngjyra lloj-lloj mantelesh, që ma kanë marrë peng këtë natë dimri me verë.Është natë moderne qytetëse, krejt e rrejshme. Njerëzit fshihen pas rutinës. Një sy përgjon dëshirat e tyre, një sy  përkund vetminë, si këtë gotë me verë të vakët. Ja kemi gjetur fillin në këto kohëra, na josh ky teatër. Dyzim dhe verë.

Ata atje janë Tre, trinitet i shenjtë dhe njerëzor, ulur në një tryezë druri të rrudhur. Kryqëzohen njënganjë, dymenjë, njëmedy, kryqëzohen të tre dhe…janë  Një.

Unë i bekoj prajshëm me mirëkuptim. Vijnë të më rrëfehen e çfarë s’më thonë. Njëra zjarrmon për djalin, ai për të dyja jeton, ndërsa tjetra - kjo është ç’është - pi verë për të zbythur djallin që  ka pranë. Ku kuptohet ky lloj robi jashtë kësaj trinie?

Se mos tjetri. Mes një zjarri dhe djalli! Ka një shikim si vegim që ia thërrmon e panjohura. Më vjen ti pëshpëris ndërvesh: “O robo është çështje vere kjo, një andërr nate vere, kështu të jetë!”. Po kujt i thua. Çohen dhe ikin…

Ikin me zjarre e me djaj drejt strehave pa përkatësi. Dhe sërish vetëm. Vetëm me një gotë vere të vakët.